Rikthehet LeBron James, bashkë me të edhe fitoret e Lakers
LeBron James është rikthyer furishëm pas një problemi që pati në gju.

Sport
Skuadra e Los Angeles Lakers është kthyer te fitorja, sapo LeBron James është rikthyer në parket, shkruan lajmi.net.
Lakers kanë mposhtur skuadrën e New York Knciks pas vazhdimeve, me rezultatin 122-115.
Në këtë ndeshje shkëlqeu ‘Mbreti’ James, duke regjistruar ‘Triple-Double’, me 29 pikë, 13 kërcime e 10 asiste.
Malik Monk ishte po ashtu në kuotën e 29 pikëve, kurse Anthony Davis ndihmoi me ‘Double-Double’ prej 28 pikëve e 17 kërcimeve.
Lakers ishin në 21 pikë disavantazh në një pikë të ndeshjes, por arritën të rikthejnë gjithçka dhe të marrin fitoren. /Lajmi.net/