Rikthehet i nxehti, ja çfarë temperatura na presin sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Lajme

21/07/2019 08:13

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius, përcjell lajmi.net.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Lajmi.net/