Rikthehet dhuna në futboll: Lojtari e lë të shtrirë në fushë gjyqtarin

Çdo ditë e më shumë në botën e futbollit është duke u shtuar dhuna.

Sport

19/12/2018 14:30

Futbolli në Argjentinë është duke kaluar nëpër një situatë të vështirë, pasi tani përveç tifozëve edhe lojtarë kanë filluar të shkaktojnë dhunë.

Një incident i rëndë ka ndodhur në ndeshje në mes të Miter dhe Sportingut, ku lojtari e ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Sulmi ndaj gjyqtarit të ndeshjes ndodhi në minutën e 48’-të të pjesës së dytë, kur lojtari u ndëshkua me karton të kuq.

Gjyqtari i ndeshjes qëndroi për pjesën më të madhe të minutave të mbetur të ndeshjes i shtrirë në fushë, derisa erdhi ambulanca ta merrte atë, pasi kishte rënë në tokë pa ndjenja.

Për fat të mirë nuk ka patur dëme serioze, megjithatë i pyetur një ditë më pas për ngjarjen ai ka deklarua se nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur. /Lajmi.net/