Të Infektuar: 2991

Të Shëruar: 1644

Të Vdekur: 54

Rikthehet Covid-19 në Mat, 6 raste të reja

11:06 | 29 Maj 2020

Mati është futur sërish në zonat e prekura nga COVID-19.

Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.

Burime pranë NjKVSH Mat thanë këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë, transmeton Tch.

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tampon për analiza nga të cilat 6 kanë rezoltuar pozitive.

Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.

Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me COVID-19.