Rikthehen temperaturat e ulëta, DPD në Shqipëri udhëzon drejtuesit e mjeteve lundruese

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Shqipëri me anë të një njoftimi ka bërë me dije se vendi do të përfshihet nga moti i keq, gjë që do të ndikojë edhe në ujërat territorial.

Lajme

02/01/2019 08:51

Nga data 2 janar e në vazhdim deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga temperatura nën zero.

DPD paralajmëron subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore që të kenë kujdes dhe të marrin të gjitha masat e duhura për të parandaluar incidentet e mundshme.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e mërkurë 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga era e fortë dhe temperatura nën zero, kjo situate do të vazhdoj për disa dite!

Ju lutemi gjithë subjekteve qe ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe te marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasoje e motit të keq!”, thuhet në njoftimin e publikuar”, njofton DPD, shkruan Lapsi.al.