Rikthehen përmbytjet në Vlorë e Lezhë, rrugë, biznese dhe banesa nën ujë

Gjithashtu, probleme raportohen edhe në rrugën kryesore për shkak të punimeve që po bëhen në qytet. Gjatë ditës se sotme, moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me vranësira të dendura

Lajme

13/06/2016 08:37

Në disa zona të vendit tonë janë raportuar probleme si pasojë e reshjeve intensive që kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet e ditur se në qytetin e Lezhës, kryesisht në lagjet e poshtme, banesat janë zgjuar nën ujë. Nga informacionet paraprake, mësohet se përmbytje ka në lagjen “Besëlidhja”, ku bizneset dhe disa banesa kanë prezencë uji.

Gjithashtu, probleme raportohen edhe në rrugën kryesore për shkak të punimeve që po bëhen në qytet. Gjatë ditës se sotme, moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me vranësira të dendura.

Në të njëjtën kohë, edhe në Vlorë raportohen probleme nga reshjet e shiut. Uji ka shkuar në disa centimetra në zonën e Skelës, duke sjellë vështirësi për qytetarët por edhe automjetet,

Në Vlorë janë rikthyer përmbytjet. Rrugët lidhëse me Transballkaniken dhe bulevardi janë në ujë dhe të pakalueshme për qytetarët dhe mjetet e vogla.