Rikthehen ndeshjet: Kosova sot përballet me Bullgarinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po i rikthehet ndeshjeve.

Sport

25/02/2019 10:03

Kosova do të luajë sot (e hënë) ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë në kategorinë e femrave.

Përfaqësuesja jonë i ka siguruar dy miqësore, para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, përcjell lajmi.net.

Sipas FFK-së me këto dy ndeshje Përfaqësuesja e kategorisë së femrave do të nisë përgatitjet për paraqitje në kualifikimet për kampionatin evropian të vitit 2021. Kosova për herë të parë do të luajë në kualifikime për Evropian, ndërsa është në grup me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë e Estoninë. Holanda është kampione në fuqi e Evropës. Ndeshjet do të luhen prej gushtit të këtij viti e deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Për ndeshjet me Bullgarinë, përzgjedhësja Afërdita Fazlija ka ftuar 20 lojtare, që pritet të bartin barrën edhe në ciklin e ardhshëm kualifikues. /Lajmi.net/