Rikthehen kolonat në kufi, pritje më të gjata se një orë në Merdare

Fluksi i madh i mërgimtarëve ka nisur të shkaktojë përsëri kolona në pikat kufitare.

Lajme

20/07/2019 19:44

Si rëndom, pritjet më të mëdha janë në pikën kufitare të Merdares, shkruan lajmi.net.

Aty qytetarët po duhet të presin deri në një orë e 20 minuta për të dalë nga Kosova.

Pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, teksa qytetarët po bllokohen deri në 50 minuta në dalje të Kosovës.

Ndërkohë, situatë shumë më e mirë vërehet në hyrje të vendit, ku mërgimtarët nuk kanë pritje të gjata. /Lajmi.net/