Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, sot luhet çerekfinalja e parë

Liga e Kampionëve do të nisë sot turneun në Lisbonë, e cila do të luhet me një ndeshje.

Sport

12/08/2020 09:12

Për shkak të pandemisë COVID-19, UEFA kishte vendosur që fazat e mbetura të kompeticionit më të rëndësishëm për klube të zhvillohet në Portugali.

Ekipet e para që do zbresin në fushë janë Atalanta dhe PSG, sonte nga ora 21:00 në stadiumin ‘Da Luz’, përcjell lajmi.net.

Skuadra italiane mbetet një nga befasitë më të bukur të këtij sezoni, ku do tentojë befasinë ndaj njërit prej favoritëve kryesor, edhepse do të luajë pa Josip Ilicic.

Ndërkohë, edhe pse është ftuar në skuadër, Kylian Mbappe pritet ta nis ndeshjen nga stoli – teksa Neymar dhe Mauro Icardi pritet t’i prijnë vijës së sulmit.

Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale pret fituesin e takimit Leipzig – Atletico. /Lajmi.net/