Rikonfigurimi brenda LVAN nuk garanton zgjidhjen e ngërçit

Blloku është peng i marrëveshjes së vet. Problemi më i madh i Bllokut nuk është brenda liderëve, është me LDK-në. LDK kërkon rizhvillim të një procedure të re, që duket se Mustafa është më sensitiv, duke kërkuar të bisedojë edhe me degët e LDK-së

Lajme

03/11/2014 18:12

Kështu së paku sipas kryeredaktori i gazës Blic, Astrit Gashi, i cili thotë se Limajt nuk i konvenon shumë që të shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“NISMA mund të mos e përsërit një rezultat të njëjtë në një hapësirë kaq të shkurtër kohore”, tha ai në “InfoMagazine” të KlanKosovës.

Sipas Gashit, rikonfigurimi i mundshëm në bllokun paszgjedhor LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje do të na tregojë se ku ka qenë bllokada e vendit.

“Nuk besoj që sot për sot do ta kemi një situatë të qartë edhe nëse kemi rikonfigurim të Bllokut. Ajo na qartëson se cila ka qenë dëshira e PDK-së”, tha ai.

Për analistin e Grupit të Ballkanit për Politika, Naim Rashiti, Blloku ka dhënë shenja të rikonfigurimit, por kjo nuk nënkupton se do të shpartallohet.

“Blloku është peng i marrëveshjes së vet. Problemi më i madh i Bllokut nuk është brenda liderëve, është me LDK-në. LDK kërkon rizhvillim të një procedure të re, që duket se Mustafa është më sensitiv, duke kërkuar të bisedojë edhe me degët e LDK-së”

“Një pjesë e LDK-së ka qenë e pakënaqur me ndarjen e posteve, e dyta bën presion të krijohen institucionet. Çelësi dhe gjithçka është tek Isa Mustafa dhe kërkohet përgjegjësi politike ta mbajë dhe ta kalojë këtë situatë si duhet”.

“Edhe pas rikonfigurimit shoh probleme. Rikonfigurimi nënkupton që Blloku të mos insistojë në postet që i ka të pamundura sipas Kushtetutës”.

“Rikonfigurimi i marrëveshjes eventualisht mundëson zgjedhjen e organeve të Kuvendit”, tha Rashiti.