Rijeka vendos çmimin për Balajn
Skuadra e Rijekas ia ka vendosur çmimin sulmuesit shqiptar Bekim Balaj.

Merkato
Do të duhen 3 milionë euro për të marrë Bekim Balajn.
Ky është vlerësimi i klubit kroat të Rijekës për sulmuesin shqiptar, i cili ka admirues në Rusi dhe Turqi, transmeton ABC News.
Shënuesi i shtatë golave gjatë fazës së parë të kampionatit kroat, mund të kalojë në një ekip edhe më të rëndësishëm, veçse nuk do të jetë e lehtë.
Rijeka e quan Balën si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe nuk dëshiron ta humbasë gjatë këtij edicioni ku synon të fitojë titullin kampion, duke qenë vetëm 2 pikë pas kryesueses Dinamo e Zagrebit.