Rihapen telashet për Barcën – gazeta spanjolle insiston se negociuan me Griezmann kur vlente 200 milionë

Telashet e Barcelonës për transferimin e Antoine Griezmann nuk po përfundojnë.

Sport

20/09/2019 16:44

Skuadra e Atletico Madrid kishte akuzuar kampionët e La Liga se u detyrohen edhe 80 milionë euro, dhe kjo çështje duket se është ringjallur përsëri.

Situata koklavitet me klauzolën e lojtarit, e cila dikur kishte vlerën e 200 milionë eurove, kurse pastaj pësoi rënie në 120 milionë.

‘El Mundo’ insiston se kanë prova të mjaftueshme se Barcelona dh Griezmann negociuan kur lojtari kishte klauzolën e 200 milionë eurove.

‘El Mundo’ iu referohet disa emaileve të cilat tregojnë se dy palët kishin biseduar qysh nga fundi i muajit mars.

Klauzola e Griezmann ra në 120 milionë euro në ditën e parë të muajit korrik, kurse Barca siguroi nënshkrimin e tij 11 ditë më vonë. /Lajmi.net/