Rihannas dhe Drake, iu çel sabahu bashkë
Rihanna dhe Drake duket se kanë më shumë se shoqëri në mes vete. 25 vjeçarja dhe këngëtari amerikan duket se e kanë kaluar një natë eksituese së bashku. Këngëtarja nga Barbadosi kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e 27 vjeçarit në Los Angeles, respektivisht në palestrën ‘Staples Center’, ndërsa më pas raportohet ta kenë vazhduar…

ShowBiz
Rihanna dhe Drake duket se kanë më shumë se shoqëri në mes vete. 25 vjeçarja dhe këngëtari amerikan duket se e kanë kaluar një natë eksituese së bashku.
Këngëtarja nga Barbadosi kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e 27 vjeçarit në Los Angeles, respektivisht në palestrën ‘Staples Center’, ndërsa më pas raportohet ta kenë vazhduar ndejën në klubin e natës ‘Bootsy Bellows’ deri në mëngjes, prej nga nuk dihet për ‘fatin’ e tyre, se ku kanë përfunduar.
Duket se këngëtarja e shumë hiteve ka merak t’u kthehet ish të dashurve. Pasi u pa kohë më parë bashkë për një periudhë të shkurtër me ish të dashurin Chris Brown, tash ‘RiRi’ iu kthye një ish të dashurit, reperit Drake.