Rihanna thyen heshtjen, flet rreth thashethemeve për shtatzëni

Rihanna ka folur rreth thashethemeve për shtatzëni, në një intervistë me Anna Wintour.

ShowBiz

10/10/2019 19:29

Rihanna mbeti pa fjalë kur redaktorja e “Vogue”, Anna Wintour e pyeti rreth planeve për fëmijë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja 31-vjeçare duke e shikuar në sy Wintour nuk pranoi të përgjigjej duke thënë “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla…ëmm..Zoti.. plani i Zotit?”.

Ajo shtoi se mezi priste “të gjitha thashethemet e shtatzënisë” në Q&A.

Këngëtarja e hitit “Umberlla”, e cila është në lidhje me miliarderin biznesmen, Hassan Jameel që prej vitit 2017, pranoi se ajo kënaqet duke u shëtitur dhe gatuar teksa jeton në Londër.

Edhe pse nuk zbuloi nëse dasma është në planet e saj të afërta, themeluesja e “Fenty”, tha se për çdo model të veshjes së dasmës do të bashkëpunonte me stilistin John Galliano. /Lajmi.net/