Rihanna shpallet ikonë e modës

Këshilli i dizajnerëve të modës në Amerikë do të shpallë Rihanna’n si ikonë e modës në ceremoninë e këtij viti.

ShowBiz

25/03/2014 12:49

Këshilli  dizajnerëve të modës në Amerikë, ‘CFDA’, ka zbuluar se Rihanna do të nderohet me çmimin Ikonë e Modës, për ndikimin e saj në industri si ambasadorja më eksituese kohët e fundit.

Rihanna njihet si një nga femrat me guxim më të madh në botën e modës së sotme. Ajo kohëve të fundit është parë me veshje dhe stile nga më të ndryshmet, e sidomos ajo java e modës në Paris ku për një javë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Me stile të flokëve që i ndyshon çdoherë, stil pa pikë frike dhe një bukuri të patrembur, ajo është nga yjet më të paparashikueshëm.

Me këtë çmim më herët janë shpërblyer edhe Lady Gaga, Iman, Kate Moss e Nicole Kidman.