Rihanna shkëmben mesazhe me Chris Brown
Në fillim të kësaj jave, është raportuar se Rihanna mund të bashkohet me këngëtarin Drake, pasi ata janë parë tejet të bashkuar gjatë një koncerti në Paris. Mirëpo, një gjë krejtësisht është raportuar në media gjatë ditës së sotme, ku është mësuar se Rihanna ka shkëmbyer disa mesazhe me ish të dashurin e saj, Chris…

ShowBiz
Në fillim të kësaj jave, është raportuar se Rihanna mund të bashkohet me këngëtarin Drake, pasi ata janë parë tejet të bashkuar gjatë një koncerti në Paris.
Mirëpo, një gjë krejtësisht është raportuar në media gjatë ditës së sotme, ku është mësuar se Rihanna ka shkëmbyer disa mesazhe me ish të dashurin e saj, Chris Brown.
“Chris i shkroi disa mesazhe Rihannës në ditëlindjen e saj (20 shkurt). Rihanna nuk i ktheu përgjigje menjëherë… Sidoqoftë, një natë më vonë, ajo i ktheu atij disa mesazhe, duke e falënderuar dhe duke e pyetur se si është”.
“Që nga ajo kohë, ata nuk janë ndalur me mesazhe, teksa shokët e shoqet e Rihannës frikësohen se mos ajo do bashkohet përsëri me Chris Brownin”, raporton faqja e quajtur Pagesix.com
Lidhja e mëhershme e Rihannës dhe Chris Brown nuk ka kujtime të mira, pasi këgëtari ka ushtruar dhunë fizikë mbi të dashurën e saj.