Rihanna shfaqet tërheqëse në të brendshme teksa reklamon produktet e lëkurës

Rihanna erdhi atraktive në të brendshme “Savage X Fenty”, ndërsa njoftoi për produktet e reja të lëkurës.

ShowBiz

07/04/2020 18:20

Rihanna ka filluar edhe me prodhimin e produkteve të lëkurës me biznesin e saj të ri, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja pozoi në të brendshme “Savage X Fenty”, ku njoftoi për produktet e reja të lëkurës.

Rihanna, 32 vjeçe, i tha revistës Vogue: “Kujdesi për lëkurën, është e vërteta. Ajo ose funksionon ose jo. Nuk ka ku të fshihet”.

Marka e saj e kozmetikës “Fenty Beauty”, u lansua në  vitin 2017 dhe vlen 400 milionë funta.

Rihanna ka dhuruar 4 milionë funta për të luftuar COVID-19.

Rihanna festoi ditëlindjen bashkë me miq në shkurt dhe kjo erdhi pas ndarjes nga i dashuri i saj, Hassan Jameel. /Lajmi.net/