Rihanna rrëmben gjithë vëmendjen në “Diamond Ball” në Nju Jork

E veshur me kostum të bardhë, Rihanna dukej madhështore në ballon e katërt të organizuar në Nju Jork.

ShowBiz

14/09/2018 23:41

Rihanna nisi fondacionin Lionel Clara në vitin 2012 për nder të gjyshërve të saj Clara dhe Lionel Braithwaite, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së të rinjve në mbarë botën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Të enjtën mbrëma, yjet ishin mbledhur për të mbështetur këngëtaren e hitit “Rude Boy”, 30 vjeç, me rastin e katër vjetorit të organizimit të këtij eventi.

Këngëtarja kishte zgjedhur të vishej në të bardha ku la pa frymë me këtë paraqitje, derisa priti yjet në Nju Jork.

30 vjeçarja kishte zgjedhur të vishej nga koleksioni i Alexis Mabille 2018. /Lajmi.net/