Rihanna: Rita ka mungesë respekti!

Rihanna është zemëruar me këngëtaren shqiptare për shkak se kjo e fundit ka incizuar një këngë me ish-të dashurin e saj, Chris Brown

ShowBiz

09/08/2015 09:27

Rihanna mendon se Rita Ora ka mungesë respekti për të.

Ylli i hitit BBHMM është zemëruar me këngëtaren shqiptare për shkak se kjo e fundit ka incizuar një këngë me ish-të dashurin e saj, Chris Brown, dhe ajo refuzon videon e nxehtë e cila do të shoqërojë këngën “Body On Me”.

“Nuk ka aspak dashuri mes tyre, por ky është edhe një shembull tjetër i asaj që Rihanna mendon se ka mungesë respekti nga Rita. Chris dhe Rihanna kanë një histori të gjatë dhe ajo është tronditur kur ka dëgjuar për ‘Body On Me’, posaçërisht për videon”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren, shkruan Zëri.

Rita tashmë ka lëshuar në qarkullim audion e kësaj kënge, e cila premierën me videoklip do ta ketë më 21 gusht dhe kjo video konsiderohet si më intimja që ka realizuar deri më tani.

“Videoja është realizuar dhe do të shfaqet pas një jave e gjysmë dhe mezi pres që ju njerëz ta shihni. Mendoj se është njëra ndër videot më intime që kam bërë ndonjëherë, por është vërtet eksituese”, ka deklaruar Rita.

Zhvillimi i fundit vetëm sa nxjerr në pah edhe më shumë mosmarrëveshjen mes dy bukurosheve, tre muaj pasi Rihanna ia kishte ndaluar Ritës hyrjen në një aheng pas ngjarjes “Met Gala” në Nju Jork.

“Ajo vërtet ka probleme me Ritën dhe ky ishte rasti i saj për t’iu hakmarrë. Rihanna e kishte bërë të qartë për organizatorët se Rita nuk është e mirëseardhur në këtë ndejë, me asnjë kusht”, ka përfunduar burimi. /Zëri/