Rihanna në kopertinën e “Vogue Australia” për muajin maj

23:44 | 20 Prill 2019

Rihanna është imazhi i reavistës “Vogue Australia” për muajin maj.

Rihanna përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka pozuar për kopertinën e revistës së njohur, shkruan lajmi.net.

Ajo u fotografua nga Josh Olins, ndërsa dukej tërheqëse në imazhin ku u shfaq e veshur me pallto blu, duke vënë në plan të parë këmbët seksi.

Për ndryshe, Rihanna së fundi u tha që është drejt martesës me miliarderin Hassan Jameel.

Këngëtaren e kemi parë këto ditë edhe në rolin e aktores në filmin “Guava Island”. /Lajmi.net/