Rihanna në klub striptizi
Nuk është hera e parë që Drake apo Rihanna e vizitojnë një klub striptizi dhe kjo em gjase nuk do të jetë as e fundit. ‘Radar’ ka njoftuar se të dyja yjet ishin në klubin ‘VLive strip’ në Houston të mërkurën mbrëma, ku shpenzuan para në rolin e konsumatorëve. Kjo uebfaqe ka raportuar se…

ShowBiz
Nuk është hera e parë që Drake apo Rihanna e vizitojnë një klub striptizi dhe kjo em gjase nuk do të jetë as e fundit. ‘Radar’ ka njoftuar se të dyja yjet ishin në klubin ‘VLive strip’ në Houston të mërkurën mbrëma, ku shpenzuan para në rolin e konsumatorëve.
Kjo uebfaqe ka raportuar se ata kanë shpenzuar së bashku 97,000 dollarë para të pastra gjatë qëndrimit në klub. Por, revista ‘E!’ njofton se kjo është një shumë e fryrë dhe se ata nuk kanë shpenzuar më shumë se 17,000 dollarë, të cilat ua kanë hedhur vallëzueseve dhe vallëzuesve.
Sipas vallëzuesit Jhonni Blaze, i cili thotë se ata qëndruan për më shumë se tri orë, duke u dukur si një çift dhe se ishin vërtet njerëz ‘cool’.
Jhonni thotë ndër të tjera se ka vallëzuar me Rihannan, me të cilën i kishte flokët e ngjashëm, ndërsa 26 vjeçari Drake ishte më shumë i zënë duke shpërndarë para.
Rihanna kishte performuar të hënën në Dallas dhe Drake thuhet se ishte duke e shikuar. Këngëtarja nga Barbados kishte një koncert edhe të mërkurën, ndërsa në mesnatë ata shkuan në klubin e striptizit.