Rihanna mohon shtatëzëninë

Rihanna ka qenë shumë e përfolur gjatë ditëve të fundit nga mediat, pasi është raportuar se ajo është duke pritur një fëmijë.

ShowBiz

10/04/2014 12:09

Spekulimet se Rihanna është shtatëzënë janë hapur me të madhe gjatë javës së fundit nga mediat më të mëdha botërore.

Sidoqoftë, ajo e ka mohuar një gjë të tillë në mënyrë ‘indirekte’ pasi ka shfaqur barkun e saj i cili ishte në një formë tejet të mirë dhe shihej qartë se brenda nuk kishte foshnje.

Këngëtarja gjithashtu është ribashkuar pësëri me Draken gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi për plotë një javë kanë qenë larg njëri-tjetrit.