Rihanna mbulohet me plot stil për Harper’s Bazaar Arabia

Këngëtarja që kohët e fundit vazhdimisht e kemi parë të zhveshur, në këtë set fotografish është mbuluar plotësisht.

ShowBiz

26/06/2014 22:45

Rihanna ka realizuar një set fotografish për revistën Harper’s Bazaar Arabia dhe për herë të parë në një kohë të gjatë shohim Rihannën kopmlet të veshur.

Ajo është fotografuar me fustane dhe veshje të gjata por gjithmonë me plot stil.

Rihanna befason të gjithë me këto fotografi, të cilat i ka postuar vetë në Twitter (pasi Instagrami i saj është mbyllur pikërisht për zhveshje që paraqiste Rihanna në shumicën e fotove të saj).

Ndërkohë, Rihanna është shumë aktive në Twitter edhe duke komentuar botërorin e futbollit që po zhvillohet në Brazil, duke mos i ikur asnjë moment nga asnjë ndeshje që po luhet.