Rihanna kthehet në krahët e Drake pas ndarjes nga miliarderi arab?

Rihanna duket se gjeti ngushëllim në krahët e Drake pas ndarjes nga Hassan Jameel.

ShowBiz

22/01/2020 10:02

Këto ditë është komentuar shumë për ndarjen e Rihannës nga miliarderi Hassan Jameel, shkruan lajmi.net.

Çifti ishin në lidhje tash e tre vjet, ndërsa edhe pse ende nuk janë deklaruar, në mediet e huaja pretendohet se ata i kanë dhënë fund lidhjes.

Madje, menjëherë pas ndarjes prej tij, Rihanna u tha se nisi lidhje të re dashurie.

Fillimisht u përfol për afërsinë me Asap Rocvky, por tani ajo u pa pranë ish-të dashurit, Drake, në një shfaqje të organizuar në Nju Jork.

Se a janë ribashkuar Rihanna dhe Drake, mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/