Rihanna feston ditëlindjen, këto janë dukjet më të ‘çuditshme’ të divës

Diva e muzikës ndërkombëtare, Rihanna feston sot ditëlindjen e 31-të.

ShowBiz

20/02/2019 23:58

Fansat e saj nga e gjithë bota e kanë uruar Rihannan dhe e kanë përgëzuar për përkushtimin që ka për muzikën, shkruan lajmi.net.

Përveç muzikës, Riri shquhet edhe për stilin e veçantë dhe paraqitjet e saj unike, veshjet e së cilës gjithnjë rrëmbejnë vëmendje.

Rihanna ka treguar gjithmonë se është ikonë e stilit në showbizzin ndërkombëtar, por në të shumtën e rasteve befasoi fansat me trendet e reja.

Ajo po vazhdon të jetë e angazhuar në karrierën e saj, me projekte dhe bashkëpunime mjaft të suksesshme.

“Work”, “Man Down”, “We Found Love”, “Rude Boy”, “Umbrella”, janë vetëm disa nga hitet e pavdekshme të Ririt. /Lajmi.net/