Rihanna e zbulon tatuazhin e ri

Rihanna nuk është e panjohut me tatuazhet. Këngëtarja nga Barbadosi ka rreth 20 sosh për momentin, duke i dekoruar ato në pjesë të ndryshme të trupit. 25 vjeçarja ia shtoi edhe një tatuazh koleksionit të saj, derisa e vizitoi qëndrën e tatuazhit, Bang Bang në New York të shtunën. Ajo qëndroi aty nga mesnata deri…

ShowBiz

12/01/2014 14:00

Rihanna nuk është e panjohut me tatuazhet. Këngëtarja nga Barbadosi ka rreth 20 sosh për momentin, duke i dekoruar ato në pjesë të ndryshme të trupit. 25 vjeçarja ia shtoi edhe një tatuazh koleksionit të saj, derisa e vizitoi qëndrën e tatuazhit, Bang Bang në New York të shtunën.

Ajo qëndroi aty nga mesnata deri në ora 5 të mëngjesit, duke treguar se e admiron ‘shenjën’ më të re në dorën e saj të djathtë, pasi mjeshtri kreu punë.  Këngëtarja e hitit ‘Umbrella’ ndër të tjera e kishte edhe një kryq të madh në brendësi të dorës së saj.

Këngëtarja e kishte kombinuar mjaft mirë një xhaketë të zezë me një këmishë të bardhë, ndërsa kishte vendosur një shumëlojshmëri të rrathëve, unazave, vathë dhe thonjtë shumë të gjatë. Mbetet të shihet se çka do të vendos në trup në të ardhmen, pasi duket si një femër e dashuruar pas ‘tatoo’.