Rihanna e injoroi Rita Orën
Rihanna ka refuzuar të fliste me Rita Orën në ndejat para ‘Grammy Awards’, që u mbajtën fundjavën që shkoi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja e hitit ‘Diamonds’ dukej mjaft e afërt me të dashurin e këngëtares shqiptare, Calvin Harris në disa raste, përfshirë këtu edhe ndejën e organizuar nga Jay Z, por e…

ShowBiz
Rihanna ka refuzuar të fliste me Rita Orën në ndejat para ‘Grammy Awards’, që u mbajtën fundjavën që shkoi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja e hitit ‘Diamonds’ dukej mjaft e afërt me të dashurin e këngëtares shqiptare, Calvin Harris në disa raste, përfshirë këtu edhe ndejën e organizuar nga Jay Z, por e injoroi Ritën, sepse ajo nuk është fanse e saj.
“Rita dhe Rihanna ishin në të njëjtat ndeja gjatë fundjavës. Rihanna e mbajti qëllimisht distancën. Ajo foli me Calvin, por nuk e respektonte Ritën”, thotë një burim për tabloidin britanik ‘The Sun’.
– “Është e vërtetë, sepse ato e kanë një ekip të njëjtë menaxhmenti dhe ato lëvizin në rrugë të njëjta. Rihanna nuk ka qenë kurrë një fanse e Ritës, sepse stili i tyre është mjaft i njëjtë dhe ato garojnë me këngë”, vazhdoi burimi.