Rihanna duket mahnitëse në paraqitjen e fundit në Korenë e Jugut

Rihanna shfaqi figurën trupore në një kostum të bardhë në 'masterclass' të organizuar nga "Fenty" në Korenë e Jugut.

ShowBiz

18/09/2019 09:45

Nuk janë të panjohura paraqitjet e saj ku duket mahnitëse, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Rihanna ishte veshur në të bardha në ‘masterclass’ që organizoi të martën me “Fenty Beauty” në Korenë e Jugut.

Këngëtarja, 31 vjeçe, kishte veshur xhaketë të bardhë dhe pantallona, teksa dha një fjalim duke shpalosur këshillat rreth bukurisë në Kullën Botërore Lotte në Seul.

Ndërsa arriti në tapetin e zi, për fjalimin e saj rreth sekreteve të bukurisë, Rihanna dukej joshëse në xhaketën e bardhë.

Linja e saj “Fenty Beauty” u lansua në fillim të këtij muaji në Azi. /Lajmi.net/