Rihanna dhe Drake ndahen, përsëri

Drake shumë i dashuruar në Rihannën, çifti ndahet përsëri.

ShowBiz

15/05/2014 22:46

Drake dhe Rihanna janë përsëri të ndarë. Pas raportimeve se ata janë parë duke u përqafuar në lojën e LA Clippers muajin e kaluar, nuk janë më bashkë.

Burimet e revsitës Us Weekly rrëfejnë se Rihanna dhe Drake janë zënë përsëri. Ai është shumë i dashuruar në të, gjë që ka qenë gjithmonë problem. Ata janë zënë, por kjo mund të ndrzshojë shumë shpejtë, pasi kështu ka qenë gjithmonë me ata dy.

Ata kanë qenë shumë të afërt me njëri tjetrin muajt e fundit, duke qenë të pranishmëm nëpër koncertet e tyre dhe duke shikuar ndeshjet sportive e duke pasur darka romantike.

Së fundmi Rihanna ka mbajtur një ndejë pas Met Gala, por është vërejtur që Drake nuk ishte fare i pranishëm.