Rihanna apelon tek amerikanët të dalin për votime
Edhe Rihanna ka një thirrje për qytetarët amerikanë.

ShowBiz
Rihanna është një nga të shumtët emra të njohur, e cila e shfrytëzoi influencën e saj në rrjete sociale, për të bërë thirrje për të votuar, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi, këngëtarja tha se nuk e di nëse është e duhur ta thotë atë, por ua rikujton fansave se javën e ardhshme zgjedhet presidenti i ri i SHBA-ve.
“Nuk e di kujt i nevojitet ta dëgjojë këtë por… Presidenti i ardhshëm i Amerikës zgjedhet në 7 ditë… A keni votuar ende”, janë fjalët e saj.
Kujtojmë se Rihanna ka kohë që nuk është aktive në muzikë, por është përqendruar në biznes. /Lajmi.net/
View this post on Instagram
just protecting my melanin while they try to eradicate it! @fentyskin #FentySkinStartRs mini gang!