Rifillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

Ka rifilluar shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli.

Sport

15/11/2019 21:32

Kosova luan ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Euro 2020, kundër Anglisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Për këtë ndeshje, telashe ka pasur për sigurimin e biletave, si pasojë e dështimit të sistetim të ‘Tiks App’, kompani kjo e kontraktuar nga FFK për shitjen e biletave.

Biletat fillimisht dolën në shitje më 12 nëntor, pastaj pati probleme me uebfaqen, kurse sonte në 21:30 ka rifilluar shitja e biletave.

Biletat mund t’i siguroni online, në tiks.app. /Lajmi.net/