Rifillon seanca e Kuvendit për Gjykatën Speciale

Kuvendi ka filluar me seancën ku deputetët po diskutojnë amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës, votimi i të cilave i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Lajme

26/06/2015 15:23

Seanca e filluar pas orës 10:00 të paradites dhe me një pauzë nga ora 14:00 deri në orën 15:00, është karakterizuar me përballje, akuza e kundërakuza të deputetëve pozitë – opozitë.

Këta të fundit po akuzojnë opozitën se po tenton themelimin e një gjykate e cila do të cenonte sovranitetin e vendit, dhe do të njolloste luftën e UÇK-së.

Në anën tjetër, pozita po insiston se kjo gjykatë është e keqja më e vogël që i kanoset vendit, pasi në rast se ajo nuk votohet në Kuvend, një të tillë do ta themelonte Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me iniciativë të Rusisë, që do të ishte një barrë shumë e rëndë për vendin, e që do të mund të kishte mandat deri në 15 vite. (lajmi.net)