Rifillimi i Premierligës – më shumë se 10 skuadra duan të hiqet rënia nga liga

Skuadrat e Premierligës kanë një kërkesë interesante.

Sport

01/06/2020 08:45

Me planet për rifillimin e Premierligës, shihet si mundësi edhe kufizimi i sezonit, por kjo mundësi po nxit reagime të shumta.

Sipas raportimeve të ‘Sky’, më shumë se 10 klube të Premierligës duan të hiqet rënia nga liga, nëse sezoni vazhdon të luhet dhe kufizohet, transmeton lajmi.net.

Shumica e skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës janë të pajtimit që nëse duhet pasur kufizime për shkak të Covid-19, atëherë duhet të mos ketë skuadra të rëna nga liga.

Kjo ndoshta për arsye se disa skuadra mund të shmangin kësisoj përballjet me pjesën e epërme të tabelës, dhe këtu shihet se mund të ketë dallime.

Kujtojmë se sezoni i Premierligës pritet të rifillojë më 17 qershor. /Lajmi.net/