Riether dënohet për Januzajn

Mbrojtësi i Fulhamit, Sascha Riether është dënuar me tri ndeshje moslojë për shkeljen ndaj mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. Gjyqtari Lee Probert dhe asistentët e tij nuk e kanë vërejtur incidentin gjatë ndeshjes të shtunën, por Federata angleze e akuzoi gjermanin në bazë të xhirimeve televizive. Ai ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi në…

Sport

06/11/2013 17:10

Mbrojtësi i Fulhamit, Sascha Riether është dënuar me tri ndeshje moslojë për shkeljen ndaj mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Gjyqtari Lee Probert dhe asistentët e tij nuk e kanë vërejtur incidentin gjatë ndeshjes të shtunën, por Federata angleze e akuzoi gjermanin në bazë të xhirimeve televizive.

Ai ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, por kjo nuk ka mjaftuar që t’i shpëtojë suspendimit prej tri ndeshjesh andaj nuk do të ketë të drejtë loje për duelet e ardhshme kundër Liverpoolit, Swanseas dhe West Hamit.

“Dua t’i kërkoj falje Adnan Januzajt. Nuk ishte diçka që e kam bërë ndonjëherë andaj mundem vetëm të them se ishte një reagim i momentit në shenjë dëshpërimi”, shkroi Riether në Twitter. Januzaj e zhvilloi tërë ndeshjen të cilën Manchester United e fitoi me rezultat 3:1.