Ridvan Tahiri tregon si e gjetën 26-vjeçaren në Skenderaj 

Ridvan Tahiri, i cili ka shërbyer në gjetjen e shumë qytetarëve të humbur në Kosovë, ka treguar se në çfarë gjendje e kanë gjetur Egzona Feratin, e cila ishte raportuar e zhdukur prej ditësh. 

Lajme

25/10/2020 11:21

Tahiri ka postuar një video në llogarinë në Facebook, ku ka treguar se Egzona Feratin e kanë gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Falë bashkëpunimit të qytetarëve, arritëm ta gjejmë Egzona Feratin – jo në gjendje shumë të mirë, por të gjallë. Asaj i urojmë shëndet të plotë. Dua ta falënderoj Policinë e Skenderajt që kanë qenë shumë bashkëpunues me neve”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/