Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë me koncert
Koncert tjetër në Tiranë nga një yll ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Ricky Martinin, shkruan lajmi.net. Ai po vjen për herë të parë në kryeqytetin shqiptar. Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtari latin me një postim në rrjetet sociale, e gjithashtu edhe nga kryebashkiaku i Tiranës. Ngjarja e madhe do të jetë më 20 Korrik në…

ShowBiz
Koncert tjetër në Tiranë nga një yll ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për Ricky Martinin, shkruan lajmi.net.
Ai po vjen për herë të parë në kryeqytetin shqiptar.
Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtari latin me një postim në rrjetet sociale, e gjithashtu edhe nga kryebashkiaku i Tiranës.
Ngjarja e madhe do të jetë më 20 Korrik në sheshin “Skënderbej”.
Postimi i këngëtarit është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama.
“Livin’ la vida loca. Come on”, shkruan Rama si një ftesë që askush mos ta humbasë këtë ditë.