Richarlison: Chelsea dhe Arsenali tentuan të nënshkruajnë me mua, por Tottenham pagoi paratë

Richarlison e ka zbuluar një prapaskenë të afatit kalimtar veror. Në një intervistë të dhënë së fundi, anësori deklaroi se pati një “derbi londinez” në lidhje me transferimin e tij. Braziliani tregoi Arsenali dhe Chelsea ishin të interesuar për ish-lojtarin e Evertonit, por ishin Spurs ata që kryen pagesën e dëshiruar. “Po, e di që…

Sport

24/09/2022 15:42

Richarlison e ka zbuluar një prapaskenë të afatit kalimtar veror.

Në një intervistë të dhënë së fundi, anësori deklaroi se pati një “derbi londinez” në lidhje me transferimin e tij.

Braziliani tregoi Arsenali dhe Chelsea ishin të interesuar për ish-lojtarin e Evertonit, por ishin Spurs ata që kryen pagesën e dëshiruar.

“Po, e di që Chelsea bëri një ofertë në verë… dhe besoj se Arsenali kontaktoi Evertonin për të pyetur për situatën time. Por Spurs hynë dhe pagoi tarifën, e dini? Është kaq e thjeshtë”, tha ai.

Si përfundim, lojtari kaloi në Tottenham për 60 milionë funte. /Lajmi.net/