Richard Grenell nesër në Kosovë

Përfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë.

Lajme

20/09/2020 15:12

Burime të lajmi.net brenda Zyrës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), kanë thënë  se Grenell do të qëndroj nesër në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite në Prishtinën, Grenell do të takohet me përfaqësuesit politikë në Kosovë.

Në vizitë me Grenellin do të jetë edhe delegacioni i Korporatës Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC)

Lajmi.net ka dërguar pyetje edhe tek DFC por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ende nuk dihen saktë së cilat do të jenë temat e këtij takimi, ndërsa raportohet se arsyeja e kësaj është, për të parë nga afër se çfarë mund të nisë të implementohet  nga marrëveshjet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë.

Ndryshe, me 4 shtatorë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar, marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. /Lajmi.net/