Ribery ‘shpërthen’ në lot derisa lojtari njofton largimin nga Bayern Munich

Përfundimi i sezonit në Bundesligë do të sjellë largimin e disa legjendave nga Bayern Munich.

Sport

15/05/2019 21:27

Përveç Arjen Robben dhe Franck Ribery, largimin nga Bayern Munich e ka konfirmuar edhe Rafinha.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka konfirmuar largimin nga ‘Allianz Arena’, pas qëndrimit tetë vjeçar, ku ka fituar 16 trofe.

33 vjeçari te Bayern Munich ishte transferuar në vitin 2011 nga Genoa, për t’i zhvilluar 266 ndeshje për bavarezët.

Konferenca e largimit të Rafinha, ka qenë emocionuese si për brazilianin ashtu edhe për disa lojtarë të Bayern Munich.

Momenti që ka prekur të gjithë, janë lotët e Ribery, që po ashtu do të largohet nga Bayern Munich./Lajmi.net/