Ribery rrëzon Ronaldon
Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka theksuar se ai dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë 2013. Dyshja konsiderohen si favoritë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë pasi sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, i cili fitoi në katër edicionet e fundit, nuk…

Sport
Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka theksuar se ai dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë 2013.
Dyshja konsiderohen si favoritë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë pasi sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, i cili fitoi në katër edicionet e fundit, nuk ka arritur ta shpreh talentin e tij këtë edicion për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme.
Ribery ka shprehur respektin e tij ndaj Ronaldos, por beson se përfshirja e tij në suksesin e jashtëzakonshëm të Bayernit në edicionin e kaluar mund ta dërgojë atë mbi portugezin.
“Ne të gjithë e dimë se Cristiano Ronaldo është super futbollist. Sigurisht, edhe ai e meriton të shpallet fitues”, deklaroi reprezentuesi francez për Kicker.
“Mirëpo, bazohet në gjithë vitin dhe kam shanset e mija. Njerëzit do t’i marrin vendimet e tyre, jam i qetë”, u shpreh ai.