Ribery po transferohet aty ku më së paku pritej

Franck Ribery ka vendosur se në fund të këtij sezoni të largohet nga Bayern Munich.

Sport

14/03/2019 16:38

Franck Ribery po largohet nga Bayern Munich, pas 10 vitesh qëndrimi.

Sulmuesi francez ka bërë të ditur muaj më parë se ky është sezoni i fundit që luan te skuadra gjermane, përcjell lajmi.net.

Ribery duket se është shumë afër që ta kompletojë një transferim befasues gjatë afatit kalimtar veror.

Në fakt francezi mund të joshet nga legjenda e Barcelonës, Xavi Hernadez që te luajë në Katar tek skuadra e Al-Sadd sports Club i cili e ka telefonuar atij që t’i bashkohet skuadrës. /Lajmi.net/