Ribery përfundon atje ku nuk është pritur

E ardhmja e Franck Ribery kishte qenë e paqartë pas largimit nga Bayern Munich në fund të sezonit të kaluar, por tani duket se ai do të luaj në Lindjen e Mesme.

Sport

04/08/2019 11:29

Francezi ishte lidhur me Eintracht Frankfurt dhe Sheffield United, por një zgjidhje tani duket se është gjetur.

Ribery do të transferohet në Arabinë Saudite ose në Katar, sipas Bild, ku ka vendosur të përfundojë karrierën e tij pas më shumë se një dekade me Bayernin, transmeton lajmi.net.

36-vjeçari u nis për në Gjirin Arabik pas kaloi testet mjekësore në Mynih.

Ribery i tha mirupafshim Bayernit në mbyllje të sezonit të kaluar, duke i dhënë fund 12 viteve të shkëlqyeshme me klubin gjerman.

Largimi shënoi fundin e një epoke për gjigandët gjermanë, të cilët janë edhe pa Arjen Robben, me holandezin që vendosi të dalë në pension në përfundim të këtij edicioni. /Lajmi.net/