Ribery nuk e do Kroacinë dhe Portugalinë
Franca do ta kërkojë kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 nëpërmjet play-offit pasi përfundoi në pozitën e dytë të Grupit I, prapa Spanjës. Trekolorët mund të ndeshen me Portugalinë, Kroacinë, Ukrainën ose Greqinë. Futbollisti i vitit në Evropë nga edicioni i kaluar e di saktë se kujt dëshiron t’i shmanget. “Nuk do të jetë lehtë.…
Sport
Franca do ta kërkojë kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 nëpërmjet play-offit pasi përfundoi në pozitën e dytë të Grupit I, prapa Spanjës.
Trekolorët mund të ndeshen me Portugalinë, Kroacinë, Ukrainën ose Greqinë. Futbollisti i vitit në Evropë nga edicioni i kaluar e di saktë se kujt dëshiron t’i shmanget.
“Nuk do të jetë lehtë. Duhet të japim maksimumin nga vetja në të dyja ndeshjet në mënyrë që të sigurojmë kualifikimin për në Kampionatin botëror. Shpresoj që në short t’i shmangemi Portugalisë dhe Kroacisë”, deklaroi Ribery pas fitores 3-0 ndaj Finlandës në ndeshjen e fundit të martën.
Shorti që do të përcaktojë çiftet e play-offit do të tërhiqet të hënën, 21 tetor, në Zurich.