Ribery në Serie A, nesër testet mjekësore te klubi i ri

Franck Ribery do të jetë futbollist i ri i Fiorentinës.

Sport

20/08/2019 14:16

Franck Ribery është futbollist i Fiorentinës, mungon vetëm zyrtarizimi nga klubi italian.

“Gazzetta dello Sport” raporton se mesfushori francez ka arritur marrëveshje me klubin “Viola”, transmeton lajmi.net.

Ish futbollisti i Bayern Munichut do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Fiorentinën.

Kurse, nesër pritet të mbërrijë në Firencë për t’ju nënshtruar testeve mjekësore me klubin e ri. Ribery është futbollist i lirë pas largimit nga Bayern Munich në fund të edicionit të kaluar. /Lajmi.net/