Ribery ‘mban’ Shaqirin

Bayern Munich nuk do të lejojë largimin e Xherdan Shaqirit derisa të mësojë saktë për periudhën e mungesës së yllit francez, Franck Ribery, për shkak të lëndimit.

Sport

11/06/2014 19:53

E ardhmja e Xherdan Shaqirit në Bayern Munich do të jetë e lidhur me Franck Riberyn. Në javët e fundit, Liverpool është paraqitur si klub i interesuar për transferimin e yllit kosovar gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, sipas “Sport Bild” ka zhvillime të papritura në këtë aspekt.

Sipas portalit gjerman, derisa të bëhet e ditur periudha sa do të mungojë Ribery për shkak të lëndimit në shpinë, Bayern nuk do të lejojë largimin e Shaqirit nga Allianz Arena.

Mesfushori i Zvicrës konsiderohet si alternativë për francezin i cili pikërisht për shkak të këtij dëmtimi do t’i mungojë Francës në Kampionatin botëror.

Ndërsa, Liverpool pret, pret dhe shpreson se Ribery nuk do të mungojë gjatë dhje ata do të arrijnë të transferojnë Shaqirin në Anfield.