Ribery gjen skuadrën e re, është gati në fundin e botës

Lojtari aktual i Bayern Munich, Franck Ribery është i hapur për bashkëpunim me Markus Babbel, trajnerin e skuadrës australiane Western Sydney Wanderers.

Sport

08/05/2019 11:49

Francezi do të largohet nga kampionët e Bundesligë kur kontrata e tij do skadoj në fund të sezonit, dhe 36-vjeçari është kontaktuar nga Sydney dhe Al Sadd.

Ish-mbrojtësi i Bayern dhe ish-trajneri i Stuttgart, Babbel – tani trajner I Wanderers – ka pasur takim me Riberyn në muajin mars, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Sydneyt edhe në një intervistë të dhënë më herët ka shfaqur hapur interesimin e tij për ta pasur në skuadër legjendën bavareze.

Problemi i vetëm i këtij transferimi pritet të jetë shuma e parave, pasi skuadra nga Katari ka ofertë më të mire. /Lajmi.net/