Ribery e ‘vajton’ eliminimin e Francës

Franck Ribery e ka vajtuar eliminimin e Francës nga Botërori. Mesfushori francez ndërkohë thotë se nuk është ende i gatshëm për të luajtur, por që do të jetë në fillim të sezonit të ri.

Sport

06/07/2014 19:50

Franck Ribery nuk mundi ta ndihmonte Francën ën Botërorin e Brazilit, për shkak të një lëndimi të pësuar në shpinë, para fillimit të tij.

Trekolorët arritën deri në çerekfinale, ku u eliminuan nga Gjermania. Dhe tash, mesfushori i Bayern Munichut po e vajton eliminimin e bashkëlojtarëve të tij, të cilët nuk mundi t’i ndihmonte.

“Është mëkat që Franca është jashtë, ishte një ndeshje e nivelit të lartë dhe pa ndonjë diferencë të madhe. Mirëpo, edhe Gjermania ka një ekip të madh”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Olympique Marseille për magazinën gjermane, Kicker.

“Unë jam mirë, ndihem shumë mirë. Vetëm kam nevojë edhe pak ta përgatis trupin tim për sezonin e ri. Çdo gjë po shkon mirë”, përfundoi 31 vjeçari.