Ribery e pranon ofertën e skuadrës nga Serie A

Raportet e fundit nga Gjermania bëjnë të ditur që Franck Ribery po transferohet te Fiorentina si lojtar i lirë.

Sport

19/08/2019 22:34

Das Bild raporton se sulmuesi francez mori vendimin e tij dhe hodhi poshtë transferimet më fitimprurëse te Dynamo Moscow, Spartak Moska apo klubet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kontrata e 36-vjeçarit me Bayern Munichun skadoi pas 12 vjetësh në Gjermani, ku ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe nëntë tituj të Bundesligës.

Fiorentina konfirmoi se ata kishin bërë një ofertë dhe nëse ai dëshiron të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, atëherë ata janë duke pritur.

Sipas raportimeve të fundit, familja e Riberys gjithashtu luajti një rol vendimtar në vendim, e që do të jetë një përvojë e re në Firence dhe Serie A.