Ribery e la Nasrin pa shkuar në Real

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri ka njoftuar se Franck Ribery e la pa iu bashkuar Real Madridit në verën e vitit 2007.

Sport

04/03/2015 18:36

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri, ka bërë të ditur se më 2007 ishte shumë pranë transferimit në Real Madrid.

Por, lëvizja në fund nuk u realizua për faj të bashkëkombësit të tij, Franck Ribery. “Aso kohe Reali ishte i interesuar në mua, dhe transferimi ishte në prag të realizimit”, deklaroi Nasri.

“Por, në fund nuk shkova, sepse më ndaloi Franck Ribery”, shtoi ai.

“Presidenti i klubit tha se vetëm njëri mes nesh mund të largohej nga klubi gjatë asaj vere, dhe në fund u morën vesh që Ribery të shkojë në Bayern. Unë qëndrova edhe një vit e më pas shkova në Arsenal”, u shpreh Nasri.