Ribery: Do të jenë dy ndeshje të mëdha

Franck Ribery është entuziast me faktin se Bayern Munichu do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Sipas tij, në këtë duel do të ballafaqohen skuadrat më efikase në fazën e sulmit. “Është një short i vështirë. Dy sulmet më të mira në botë do të përballen në mes vete. Do…

Sport

11/04/2014 13:53

Franck Ribery është entuziast me faktin se Bayern Munichu do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas tij, në këtë duel do të ballafaqohen skuadrat më efikase në fazën e sulmit.

“Është një short i vështirë. Dy sulmet më të mira në botë do të përballen në mes vete. Do të jetë dy ndeshje të mëdha. Me të vërtetë shpresoj që ne të shkojmë në finale”, u shpreh mesfushori francez.

Ndërkohë, portieri Manuel Neuer, i cili ishte hero i Bayernit në gjuajtjen e penalltive në gjysmëfinale të vitit 2012 në Madrid, pret skena spektakolare në Madrid dhe Munich, kur të dyja skuadrat do të zbresin në fushë.

“Mezi pres të luaj sërish në Bernabeu. Kam memorie pozitive, kur flas për atë stadium. Ishte e jashtëzakonshme ta fitonim ndeshjen e dytë gjysmëfinale, dy vjet më parë atje, me penallti”, deklaroi portieri gjerman.

“Dhe, jam kurioz ta di se çka do të ndodh në Madrid. Pasi në gjysmëfinale do të luajnë dy ekipe madrilene, mendoj se i tërë qyteti do të jetë në mbështetje të tyre, të martën dhe mërkurën. Kjo sigurisht do të jetë një festë e madhe”, pëfundoi ai.